vaksinohen-afer-1-mije-persona-mbi-80-vjec

Vaksinohen afër 1 mijë persona mbi 80-vjeç

Vetëm të hënën deri në orën 12:00 janë vaksinuar 88 persona mbi 80-vjeç, grupmoshë kjo me të cilën pritet të vazhdohet deri nesër në mbrëmje.

Kështu ka bërë të ditur koordinatori i Qendrës së Vaksinimit në sallën “1 Tetori”, Niman Bardhi, i cili ka thënë se deri më tash janë vaksinuar mbi 830 persona mbi 80 vjet.

“Fluksi i grupmoshave mbi 80 vjeç është duke vijuar me vaksinimin kundër COVID-19. Aktualisht deri në momentin qe po asim (e hënë, ora 12:00) gjithsej kemi 88 të vaksinuar, përderisa numri total ka shkuar mbi 830. Presim që edhe sot pasdite dhe deri nesër në orën 19:30 të kemi këtë grupmoshë për vaksina me shpresë që të kemi sa më shumë, edhe të na ecë mbarë e mirë siç ka shkuar deri më tani”, tha ai.

Vaksinimi i kësaj grupmoshë do të vazhdojë edhe ditën e nesërme, teksa pritet që Ministria e Shëndetësisë dhe IKShP të marrin vendimin se cili grup i qytetarëve do të llojë të vaksinohet.

The post Vaksinohen afër 1 mijë persona mbi 80-vjeç appeared first on Mesazhi.com.

TË ngjajshme

Zyratrisht 22.26 për qind e popullsisë në Kosovë të infektuar me COVID-19 që nga fillimi i pandemisë

Radio-Ahireti

Racizmi, një prej arsyeve pse çifti Meghan dhe Harry u larguan nga Mbretëria e Bashkuar

Radio-Ahireti

Turqia nis hetim kundër rrjetit social Facebook për rrjedhjen e të dhënave

Radio-Ahireti

Shtetet e Quintit urojnë Qeverinë e re dhe Kuvendin: Presidenti i ri, detyra e parë

Radio-Ahireti

Policia izraelite plagos 10 palestinezë në Kudsin Lindor

Radio-Ahireti

Arrestohet kryetari i Komunës së Kllokotit, Bozhidar Dejanoviq

Radio-Ahireti