varianti-britanik-nuk-e-ben-covid-19-me-te-rende,-vetem-me-infektues-–-2-studime-te-reja-e-vertetojne

Varianti britanik nuk e bën Covid-19 më të rëndë, vetëm më infektues – 2 studime të reja e vërtetojnë

Varianti britanik i koronavirusit që u zbulua për herë të parë në Kent është shumë më infektues, mirëpo nuk e bën virusin më të rëndë, shkruan lajmi.net.

Në janar u erdh në përfundimin se ai është më i rrezikshëm se varientat e tjera dhe iu dha emri B117. Kryeministri britanik Boris Johnson tha gjithashtu se B117 është i shoqëruar nga një rritje e teksuar e numrit të vdekjeve.

Mirëpo e gjitha kjo del të jetë e gabuar sepse B117 nuk është më vdekjeprurës por vetëm më infektues.

Është vërtetuar se ai është 70% më i transmetueshëm se variantet e tjera të virusit, mirëpo dy studimet e fundit që janë publikuar së fundmi nuk kanë gjetur asnjë dëshmi që vërteton se ky virus është më vdekjeprurës.

Shpjegimi që kanë ekspertët për këtë është se përhapja më e madhe e bën më të mundshme që personat më të ndjeshëm ndaj sëmundjes të preken dhe për këtë arsye shkalla e vdekjeve ka qenë në rritje, shkruan lajmi.net.

Këto studime kanë filluar që në shtator, kur u dallua për herë të parë varianti britanik. Autorët e këtij studimi e pranojnë se studimi i tyre bie në kontradiktë me shumë studime të mëparshme.

Ata thonë se do të duhet të bëhen studime të mëtutjeshme për të kuptuar sa i rëndë është ky variant.

Studimet janë bërë duke përcjellë gjendjen e personave të sëmurë me variantin ri dhe atë të vjetrin që vie nga Wuhan i Kinës.

Nga studimet doli se personat që përfunduan me fatalitet përqindje më të madhe kishin ata që ishin të infektuar me variantet e tjera.

36% e personave të infektuar me B117 kanë qenë në gjendje të rëndë ose kanë vdekur, ndërsa me variantin origjinal dhe variantet e tjera kjo përqindje ka arritur në 38%. /Lajmi.net/

TË ngjajshme

Zjarr në një lokal në Prishtinë

Radio-Ahireti

Mediat serbe: Haradinaj kërcënon Vuçiqin, ja çfarë do të bëjë nëse zgjidhet president

Radio-Ahireti

Përgjegjësia e dialogut bie mbi Qeverinë – Haliti: S’është e nevojshme pjesëmarrja e opozitës

Radio-Ahireti

11 viktima dhe 304 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

Radio-Ahireti

Osmani e pasigurtë nëse ka ose jo shtëpi në Marigonë, thotë se nuk ka pastaj e arsyeton kontratën

Radio-Ahireti

Hasani: Shqetësuese, 1/3 e të punësuarve po largohen nga Kosova

Radio-Ahireti