vazhdojne-protestat-kunder-masave-kufizuese-ne-europe

Vazhdojnë protestat kundër masave kufizuese në Europë

Në Europë vazhdojnë protestat kundër masave kufizuese. Në Bruksel një turmë prej 2 mijë personash, kryesisht të rinj u mblodh në një nga parqet e qytetit për të protestuar për të disatën herë, edhe pse më herët përplasjet me policinë belge kanë qenë të shpeshta.

Gjithashtu ka pasur momente tensioni mes protestuesve dhe forcave të rendit, të cilët kanë ndërhyrë duke përdorur gaz lotsjellës dhe ujë me presion, për të shpërndarë turmën dhe për të shtypur protestën e paautorizuar.

Nga autoritetet vendase është raportuar se 15 persona janë arrestuar. Në Belgjikë, aktualisht është ende në fuqi një mbyllje e dytë e vendit. Baret dhe restorantet vazhdojnë të qëndrojnë të mbyllura që prej fundit të muajit tetor. Duke nisur nga data 8 Maj, nga autoritetet vendase është lajmëruar një lehtësim i parë i masave shtrënguese.

Ndërkaq, në Vjenë rreth 1 mijë persona u mblodhën në qendër të Kryeqytetit të Austrisë për të protestuar përpara Bashkisë. Ndërhyrja e policisë nuk ka munguar për të shmangur prishjen e rendit.

Europa po e kryen hapjen e saj gradualisht. Britania e Madhe kryeson në listën e vendeve të hapura, ku që me datë 12 Prill ka rihapur lokalet, pubet dhe restorantet, si rrjedhojë e ritmit të lartë të vaksinimit në vend.

Nga ana tjetër, aktivitetet e pushimit në Itali janë hapur që me datë 26 prill, por ende me orare të kufizuara. Ndërkaq, Franca ka deklaruar se lokalet dhe restorantet do t’i hapë me datë 19 Maj, për të funksionuar fillimisht vetëm në ambient të hapur. Në Portugali dhe në Spanjë restorantet dhe lokalet janë lejuar të qëndrojnë hapur deri në orën 23.00 të mbrëmjes. /abcnews

The post Vazhdojnë protestat kundër masave kufizuese në Europë appeared first on Mesazhi.com.

TË ngjajshme

Bilanci i deritanishëm i Covid-19 në Kosovë: 1599 të vdekur, mbi 69 mijë të infektuar

Radio-Ahireti

Edhe Besian Mustafa kandidat për kryetar të LDK-së

Radio-Ahireti

Vitia: Situata është shumë e rëndë, varianti i ri britanik është shumëfish më i rrezikshëm

Radio-Ahireti

Veseli: Nuk ka forcë që do ta ndal iniciativën për krijimin e Tribunalit për gjenocidin serb

Radio-Ahireti

Ngjarje e rëndë në Komoran, vetura bie në lum, vdes pasagjeri

Radio-Ahireti

Sot në shkolla, ora e parë e mësimit i kushtohet Ditës së Pavarësisë

Radio-Ahireti