vazhdon-numerimi-i-votave-me-kusht,-prin-lvv-me-3775-vota

Vazhdon numërimi i votave me kusht, prin LVV me 3775 vota

Në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve është duke vijuar numërimi i votave me kusht dhe personave me aftësi të kufizuara.

Deri në orën 12:00 kanë arritur të numërohen 8135 vota nga 31 mijë e 500 vota me kusht dhe rreth 2 mijë e 800 vota të personave me nevoja të veçanta në total.

Sipas rezultateve nga numërimi i këtyre votave, deri më tani prin Lëvizja Vetëvendosje me 3775 vota, e dyta renditet Partia Demokratike e Kosovës me 1526 vota.

Partia e tretë renditet LDK me 865 vota dhe AAK-ja e katërta me 853 vota.

Pjesa tjetër e votave është shpërndarë në subjektet e tjera politike.

Në lidhje me procesin e numërimit të votave me kusht dhe personave me nevoja të veçanta, më vonë gjatë ditës pritet edhe një konferencë për media.

The post Vazhdon numërimi i votave me kusht, prin LVV me 3775 vota appeared first on Mesazhi.com.

TË ngjajshme

A pritet të ketë vërshime gjatë kësaj jave në vend, flasin nga IHMK-ja

Radio-Ahireti

Besnik Tahiri emërohet ministër i MPJD-së, pas dorëheqjes së Meliza Haradinaj-Stublla

Radio-Ahireti

Johnson & Johnson fillon të furnizojë Bashkimin Evropian me vaksina

Radio-Ahireti

Vaksina Pfizer, e sigurt tek fëmijët 12-15 vjeç

Radio-Ahireti

Tubimet elektorale në pandemi, rrezik i shtuar për shëndetin publik

Radio-Ahireti

Të dyshuarve për vjedhjen e 2.1 milionë eurove nga Thesari i Shtetit u vazhdohet paraburgimi edhe për dy muaj

Radio-Ahireti