verehet-mungesa-e-sigurimeve-shendetesore-ne-pandemi

Vërehet mungesa e sigurimeve shëndetësore në pandemi

Fillimisht ishte shefi i UNMIK-ut në vitin 2007 që nuk e nënshkroi ligjin. Pas pavarësisë ishin qeveritë që e tërhoqën ligjin për shkak të implikimeve buxhetore. Kuvendi i Kosovës arriti ta miratojë Ligjin e ri për sigurime shëndetësore në vitin 2014 mirëpo as ky ligj nuk ka gjetur zbatim deri tash. Zbatimit të ligjit, ishte parashikuar se do t’i paraprinte një periudhë prej gjashtë muajve, gjatë së cilës do të mblidheshin fondet.

Mbledhja e fondeve, ishte paralajmëruar të nisë që nga 1 korriku i vitit 2017. Atë kohë ishin ndarë nga Qeveria e Kosovës 17 milionë euro, derisa me pas ishin tërhequr për t’u orientuar në një destinacion tjetër, përkatësisht për pagesat e pensioneve për veteranët e luftës. Prej atëherë çështja ka mbetur pezull.

Megjithëkëtë qytetarët vazhdojnë t’i paguajnë vetë shërbimet shëndetësore që nuk ofrohen në institucione publike shëndetësore.

Këtë e ka shpërfaqur edhe më shumë pandemia me COVID-19.

Trajtimi i sëmundjes COVID-19, që shkakton koronavirusi, zgjat dy deri në tri javë, e në disa raste edhe më gjatë. Çmimi i barnave që pacientët i përdorin për sëmundjen me Covid, sillen nga 0.50 euro deri në 50 euro për një ilaç.

Blerim Syla, kryetar i Federatës Sindikale të Shëndetësisë, tha për Radio Kosovën se gabimet politike, po u kushtojnë shumë shtrenjtë qytetarëve të Kosovës. Ai i tha se ligji për sigurime shëndetësore është vonuar shumë.

‘’Edhe pse është paralajmëruar krijimi i fondit, duhet të fillojë të implementohet. Por për këtë nismë duhen disa parakushte.Në anën tjetër nëse ligji kishte me qenë në fuqi, xhepi i qytetarëve do të kursehej shumë, dhe nuk do të shpenzonin shuma marramendëse që janë duke i shpenzuar në këtë kohë pandemie dhe po i dëmtojnë ekonomitë familjare. Pra, gabimet politike qe sa vjet, qe çka po na kushton neve qytetarëve’’, tha Syla.

Që prej 13 marsit të vitit 2020, Kosova ka regjistruar mbi 71 mijë raste me koronavirus.

Trajtimin e sëmundjes COVID-19, e ka vështirësuar shumë mungesa e sigurimeve shëndetësore, thotë Besim Kodra nga Shoqata e të Drejtave të Pacientëve të Kosovës.

Ai duke folur për Radio Kosovën tha se ka njerëz në Kosovë që për shkak të mungesës së mjeteve financiare, nuk kanë pasur mundësi marrje barnash për trajtim të sëmundjes së Covid-19.

‘’Mungesa e sigurimeve shëndetësore është vërejtur që nga paslufta, por më së shumti është vërejtur në kohën e pandemisë, pasi që një pjesë e qytetarëve nuk kanë arritur t’i marrin shërbimet shëndetësore të nevojshme për trajtimin e sëmundjes me Covid-19, për shkak se çmimet kanë qenë shumë të shtrenjta për blerjen e barnave dhe disa nuk ia kanë  dalë për shkak të buxhetit. Kjo kategori as nuk ka bërë ankesa në shoqatë, për shkak se qasja në ankesa e kësaj kategorie është e vështirë.

Por ne e dimë që ka njerëz që jetojnë me më pak së 1 euro në ditë’’, tha Kodra.

Kosova mbetet shteti më i varfër në rajon, duke luftuar me nivele të larta të varfërisë dhe papunësisë masive. Vlerësohet se 18 për qind e popullsisë jeton nën vijën e varfërisë me 45 euro në muaj dhe 5.1 për qind e popullsisë nën vijën e varfërisë ekstreme me nën 2 euro në ditë. Këto të dhëna janë të paraqitura në raportin e fundit të progresit për Kosovën të Komisionit Evropian.

TË ngjajshme

​Kina porosit BE se s’do të dorëzohet para kërcënimeve për sanksione nga Brukseli

Radio-Ahireti

Dy të vdekur pas vaksinimit me AstraZeneca, Italia ndalon përkohësisht përdorimin e vaksinës

Radio-Ahireti

Ekspertët kërkojnë përgjegjësi për shitjet e pronave jashtë Kosovës

Radio-Ahireti

Serwer: Vuçiq po përpiqet të krijojë Serbinë e Madhe të Milosheviqit dhe Dobrica Çosiqit

Radio-Ahireti

Komuna e Mytaher Haskukës manipulon tenderët, Prizreni që dy vite pa ndriçim publik

Radio-Ahireti

​Lumezi për vdekjen e prokurorit Krasniqi: Humbje e madhe për sistemin prokurorial

Radio-Ahireti