Pasi e kanë pranuar vendimin e kësaj gjykate, nga VV pretendojnë se ky vendim i kundërvihet aktgjykimit të Kushtetueses, shkruan lajmi.net.
Nga VV shprehen se po mundohet të pamundësohet mbajtja e zgjedhjeve të 14 shkurtit, por sipas tyre ato do të mbahen.
“Lista jonë me 110 kandidatë garon në referendumin e 14 shkurtit. Vazhdojmë me aktivitetet tona drejt fitores plebishitare.”, thuhet në reagimin e VV-së.
Ky është reagimi i plotë:
E pamë vendimin e fundit të Gjykatës Supreme. Ky vendim i kundërvihej aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese. Zgjedhjet do të mbahen më 14 shkurt, ndonëse ka përpjekje për pamundësimin e tyre. Ankesa në Gjykatën Kushtetuese do t’u jepte shpresë këtyre përpjekjeve. Lista jonë me 110 kandidatë garon në referendumin e 14 shkurtit. Vazhdojmë me aktivitetet tona drejt fitores plebishitare. /Lajmi.net/
E pamë vendimin e fundit të Gjykatës Supreme. Ky vendim i kundërvihej aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese. Zgjedhjet do…
Posted by Lëvizja VETËVENDOSJE! on Friday, January 29, 2021