vihet-gurthemeli-per-ndertimin-e-“xhamise-se-re”-ne-fshatin-gacke-te-ferizajt

Vihet gurthemeli për ndërtimin e “Xhamisë së Re” në fshatin Gaçkë të Ferizajt

Nën këndimin e tekbireve dhe ajeteve kuranore, në mënyrë solemne është vendosur gurthemeli i “Xhamisë së Re” në fshatin Gaçkë të Ferizajt. Me rastin e vendosjes së këtij gurthemeli të pranishëm nga Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës qenë sekretari i përgjithshëm Ahmet ef. Sadriu, kryeimami Vedat ef. Sahiti, ndërsa të pranishëm ishin edhe përfaqësuesit e KBI të Ferizajt, me kryetarin Fehmi ef. Mehmet, hoxhallarë e xhematë të tjerë.

Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame të Ferizajt, Fehmi ef. Mehmeti duke u dëshiruar mirëseardhje të pranishmëve, i uroi banorët e këtij lokaliteti për këtë xhami të re, duke lutur Zotin që të jetë një xhami në shërbim të besimtarëve dhe në të mirë të komunitetit.

Ndërkaq në emër të Kryesisë së BIK-ut dhe në emër të Myftiut Naim ef. Tërnava, foli kryeimami Vedat ef. Sahiti i cili përcolli urimet dhe përshëndetjet e Myftiut Tërnava dhe me këtë rast uroi banorët për këtë xhami të re, duke falënderuar Zotin që janë tubuar për një punë të hairit. “Në xhami adhurohet Ai që me të vërtetë meriton të adhurohet, Krijuesi i njeriut, të cilin e bëri krijesë më të mirë në sipërfaqe të tokës.” Ai më tutje citoi ajetin kuranor, ku Zoti thotë: “Me të vërtetë xhamitë i ndërtojnë (kujdesen për to) ata që bindshëm besojnë në Allahun dhe ditën e fundit, e falin namazin e japin zekatin dhe nuk ia kanë dronë askujt pos Allahut. Të tillët do të jenë ata të udhëzuarit”.

Edhe banorët e Gaçkës u shprehën të lumtur që ndërtimi i xhamisë dhe xhamive të tjera po ia shton edhe më shumë bukurinë vendit tonë. Kjo nismë është ndërmarrë nga banorët e Gaçkës dhe KBI e Ferizajt. Në fund të kësaj ceremonie bashkërisht u bë lutje që sa më shpejtë të ndërtohet kjo xhami dhe të jetë në funksion të plotë për xhematin. /bislame

The post Vihet gurthemeli për ndërtimin e “Xhamisë së Re” në fshatin Gaçkë të Ferizajt appeared first on Mesazhi.com.

TË ngjajshme

723 pacientë në trajtim nga COVID-19

Radio-Ahireti

Kurti e Osmani zbulojnë sloganin për zgjedhjet e 14 shkurtit

Radio-Ahireti

24 vjet nga rënia e tre ushtarëve emblematikë të UÇK-së

Radio-Ahireti

Dyshime për manipulime me vota, Policia aksion në komunën e Kllokotit

Radio-Ahireti

Masat e reja kundër COVID-19, këto aktivitete do të mbyllen nga 06-18 prill

Radio-Ahireti

Kryetarët e komunave kërkojnë heqjen e orës policore dhe hapjen e gastronomisë

Radio-Ahireti