vitia-ua-kerkoi-dje,-prokuroria-nis-hetime-per-“zbulim-te-fshehtesise-zyrtare”,-ne-rastin-e-vaksinave

Vitia ua kërkoi dje, Prokuroria nis hetime për “zbulim të fshehtësisë zyrtare”, në rastin e vaksinave

Kështu kanë bërë të ditur nga Prokuroria e Kosovës, të cilëve dje iu bëri thirrje ministri i Shëndetësisë së Kosovës për të bërë hetime lidhur me këtë rast, shkruan lajmi.net.

“Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, njofton opinionin publik se, pas konferencës së mbajtur mbrëmë, nga Ministri i Shëndetësisë, z. Arben Vitija, lidhur me demantimin e lajmeve për sigurimin e vaksinave kundër COVID-19, Prokurori i Shtetit ka autorizuar Policinë e Kosovës, në ndërmarrjen e të gjitha veprimeve të nevojshme hetimore në pajtim me Kodin e Procedurës Penale të Republikës së Kosovës, duke iniciuar rast në drejtim të veprës penale “Zbulimi i fshehtësisë zyrtare”, nga neni 426 të KPRK-së.”, thonë nga prokuroria.

Gjithashtu, në komunikatë thuhet se do të veprohet konform autorizimeve ligjore.

Kështu thuhet se kushdo që tenton dëmtimin e një profesi të tillë do të dalë para drejtësisë.

“Prokurori i Shtetit, do të veprojë në secilin rast ku cenohet interesi publik dhe shëndeti i qytetarëve, konform autorizimeve të tij ligjore, prandaj ju sigurojmë se kushdo që tenton ta dëmtojë një proces kaq delikat dhe konfidencial, do të përgjigjet para organeve të drejtësisë.​”, thotë prokuroria.

Dje “Insajderi” ka publikuar një hulumtim që thotë se ministri Vitia ka vonuar procesin e nënshkrimit të kontratës për të siguruar vaksinën anti-Covid.

Lidhur me këtë, Vitia i quajti “të pavërteta, dashakeqe dhe të dëmshme”, raportimet e “Insajderit”.

“Insajderi’ pas konferencës së mbrëmshme të Vitisë, ka publikuar edhe dokumentacione, ku shihen email-a të shkëmbyer me kompaninë “Pfizer dhe BioNTech”./Lajmi.net/ 

 

TË ngjajshme

Krusha e Madhe në këmbë për Hoxhajn, djalin e nipin e Ukshin Hotit

Radio-Ahireti

Drejt 13 mijë rasteve aktive me COVID-19, Kosova pa vaksinë e Klinika Infektive e bllokuar nga pacientët

Radio-Ahireti

Hoxhaj nga Malisheva: Albin Kurti po i ikën debatit me mua sepse s’ka program të përballet

Radio-Ahireti

“Me Kurtin dhe Ramën në pushtet, pritet acarim i marrëdhënieve Kosovë-Shqipëri”

Radio-Ahireti

Infektologu Tolaj: Mbi 600 mijë njerëz e kanë kaluar COVID-19 në Kosovë

Radio-Ahireti

Gani Geci tregon tre emrat që do t’i votonte në listën e PDK-së

Radio-Ahireti