Image default

Vjen reagimi i BE-së pas zgjedhjeve në Kosovë: Qeveria e re të angazhohet në mënyrë konstruktive në dialogun me Serbinë

Bashkimi Evropian është duke pritur certifikimin e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të 14 shkurtit 2021 të mbajtura në Kosovë.

Në një deklaratë të përbashkët të lëshuar nga përfaqësuesi i lartë i BE-së, Josep Borrell dhe komisioneri për zgjerim, Oliver Varhelyi, thuhet se BE-ja pret edhe formimin e Kuvendit dhe qeverisë së re, si dhe zgjedhjen e një presidenti të ri.

“Bashkimi Evropian ka vendosur një Mision të Ekspertëve Zgjedhor (EEM) i cili do të mbetet në Kosovë për të ndjekur procedurat post-zgjedhore gjithashtu dhe për të nxjerrë rekomandime. Bashkimi Evropian do të vazhdojë të angazhohet me autoritetet, me synimin për të mbështetur Kosovën në arritjen e progresit të prekshëm në rrugën e saj Evropiane”, thuhet në këtë deklaratë.

Më tej BE-ja thekson se pret që institucionet e reja të Kosovës të angazhohen në mënyrë konstruktive në dialogun me Serbinë.

“Kjo do të kërkojë që Kosova të përparojë në reformat, të udhëhequra nga Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit dhe Agjenda e Reformës Evropiane, si dhe në bashkëpunimin rajonal. Rruga evropiane e Kosovës gjithashtu kalon përmes normalizimit gjithëpërfshirës të marrëdhënieve me Serbinë dhe BE-ja pret që autoritetet e reja në Prishtinë të angazhohen në mënyrë konstruktive me qëllim të vazhdimit të takimeve të dialogut të lehtësuar nga BE-ja dhe të shfrytëzojnë mundësinë para vetes për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse”, thuhet në deklaratën e përbashkët të Borrellit dhe Varhelyit.

Edhe i dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka shkuar se zgjedhjet e djeshme në Kosovë demonstruan pjeku të institucioneve të saj dhe të gjithë akterëve relevantë dhe partive politike.

“Qytetarët kanë bërë që zëri i tyre të dëgjohet dhe unë pres që të punoj me qeverinë e ardhshme për vazhdimin e dialogut”, ka shkruar Lajçak.

Organizimin e zgjedhjeve e ka përshëndetur edhe shefi i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog.

Szunyog ka përshëndetur institucionet për organizim profesional të zgjedhjeve dhe pjesëmarrje aktive pavarësisht motit të ftohtë dhe situatës me COVID-19.

Urime Lëvizjes Vetëvendosje. Presim që ajo të marrë përgjegjësi për krijimin e qeverisë dhe zgjedhjen e presidentit si dhe punën në axhendën e BE që përfshihet edhe dialogu”, ka shkruar Szunyog.

The post Vjen reagimi i BE-së pas zgjedhjeve në Kosovë: Qeveria e re të angazhohet në mënyrë konstruktive në dialogun me Serbinë appeared first on Mesazhi.com.

TË ngjajshme

Komuna e Prishtinës nis ekzekutimin e pagesave për qytetarët pozitivë me Covid-19

Radio-Ahireti

Aeroportet turke regjistruan 5,2 milionë pasagjerë në janar

Radio-Ahireti

1,450 të vdekur që nga paraqitja e COVID-19 në Kosovë

Radio-Ahireti

Del në pah “telegrami diplomatik” që tregon se si Franca urdhëron të arratisen autorët e gjenocidit në Ruandë

Radio-Ahireti

Rekord të infektuarish dhe vdekjesh nga COVID-19 në Shqipëri, priten masa të reja shtrënguese

Radio-Ahireti

Paga në sektorin privat, më e ulët se ajo minimale

Radio-Ahireti