Image default

Vjosa Osmani para Konjufcës, merr afro 45 mijë vota veç në Prishtinë

Sipas votave të numëruar në 228 qendra të votimit në Prishtinë, më shumë se 44 mijë qytetarë kanë votuar Vjosa Osmanin në vetëm në kryeqytet.

Sipas raportimeve jozyrtare nëpër media, ajo ka marrë mbi 250 mijë vota në tërësi. Nëse kjo qëndron, atëherë Osmani bëhet politikania më e votuar ndonjëherë në Kosovë, me sistemin zgjedhor me lista të hapura. Këto vota nuk përfshijnë akoma votat me kusht dhe votat me postë.

Osmani e cila me iniciativën e saj kishte hyrë në koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje, ku mbante numrin 2, ka lënë prapa vetes numrin 3 të kësaj liste, Glauk Konjufcën.

Konjufca ka arritur të sigurojë mbi 30 mijë e 500 vota në Prishtinë, duke bërë që diferenca ndërmjet tij dhe Osmanit të jetë mbi 13 mijë e 500 vota.

Në llogaritë që ka bërë Gazeta Express në këto vendvotime, shihet se Osmani e ka kaluar në secilin vendvotim Konjufcën, përveç një rasti kur ky i fundit kishte 10 vota më shumë se Osmani në një qendër të votimit në kryeqytet.

Ndërkohë, në një qendër të votimit në Prishtinë, ku Lëvizja Vetëvendosje ka marrë 270 vota, asnjë nuk i është shënuar asnjë prej kandidatëve për deputetë. Nuk dihet nëse të dhënat nuk janë bartur të formularë, apo ka ndonjë gabim.

Ndryshe, Osmani e ardhur nga jashtë në LVV, ndodhi që të jetë më e votuara në partinë e Albin Kurtit dhe teknikisht e para në listë, pasi Kurtit iu pamundësua kandidimi për deputet, për shkak të problemeve me ligjin në tri vitet e fundit.

Kurti në zgjedhjet e vitit 2019 ka marrë 183 mijë e 952 vota, që është rezultati i tij më i miri ndonjëherë.

Ish-kandidatja për kryeministre e LDK-së në zgjedhjet e 6 tetorit të vitit 2019, hyri në listën e VV-së pas disa muajve që u përjashtua nga pozitat e partisë amë dhe pas disa javësh që e krijoi iniciativën e saj.

Raportet e Osmanit me LDK-në u përkeqësuan, pasi partia e saj vendosi ta rrëzojë Qeverinë e Albin Kurtit, pjesë e të cilës ishte edhe vetë LDK-ja.

Osmani vitin e fundit vazhdimisht ka pasur qëndrime të afërta, ndonjëherë edhe të njëjta me Kurtin dhe LVV-në.

Ndryshe, Lëvizja Vetëvendosje bashkë me listën e Vjosa Osmanit, kanë fituar zgjedhjet e 14 shkurtit me mbi 47 për qind të votave të rregullta. Ky rezultat nuk përfshin votat me kushte dhe me postë.

TË ngjajshme

IKSHPK: Këtë muaj është raportuar numër më i madh i rasteve pozitive dhe vdekjeve

Radio-Ahireti

Koronavirusi në Kosovë: 6,894 raste aktive; 45,002 të shëruar dhe 1,368 viktima

Radio-Ahireti

Hoti: Ne nuk i diskutojmë vendimet e drejtësisë edhe kur s’na konvenojnë

Radio-Ahireti

Aktori kosovar në Belgjikë: U telefonova dy herë për verifikim nga KQZ, s’isha përfshirë fare në listën e votuesve

Radio-Ahireti

10 të vdekur dhe 311 raste të reja me COVID-19

Radio-Ahireti

Në një qendër votimi në Podujevë, qytetarët që u ka skaduar vlefshmëria e letërnjoftimit, përfshirë ata që kanë dëshmi se kanë aplikuar për letërnjoftim të ri nuk lejohen të votojnë

Radio-Ahireti