vjosa-osmani-sot-merr-detyren-e-presidentes

Vjosa Osmani sot merr detyrën e presidentes

Presidenca e Kosovës ka njoftuar se për shkak të situatës aktuale me pandeminë COVID-19, nuk do të organizohet një ceremoni e inaugurimit të Presidentes së Republikës së Kosovës.

Mirëpo, do të organizohen një sërë aktivitetesh për ta shënuar pranimin e detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës dhe të cilat janë përshtatur me rrethanat pandemike.

Në vijim iu prezantojmë agjendën zyrtare të organizuar me këtë rast:

10:00 Arritja e Presidentes së Republikës së Kosovës, Sh.S. Vjosa Osmani Sadriu

Lokacioni: Përballë Kuvendit të Republikës së Kosovës (Hyrja e parë, Sheshi Ibrahim Rugova)

10:00 – 11:00 Ceremonia e revistës së trupave të Togut Ceremonial të Forcës së Sigurisë së Kosovës

11:00 – 11:30 Presidentja e Republikës së Kosovës, Sh.S. Vjosa Osmani Sadriu, pret në takim ekipin e xhudistëve kampionë

Lokacioni: Kabineti i Presidentes së Republikës së Kosovës, C-101

11:30 – 12:00 Presidentja e Republikës së Kosovës, Sh.S. Vjosa Osmani Sadriu, pret në takim nxënësit e Institutit ATOMI

Lokacioni: Kabineti i Presidentes së Republikës së Kosovës, C-101

12:45 Presidentja e Republikës së Kosovës, Sh.S. Vjosa Osmani Sadriu, e shoqëruar nga Ministri i Shëndetësisë, z. Arben Vitia, viziton Qendrën e Vaksinimit në Prishtinë

Lokacioni: Salla “1 Tetori”, Prishtinë

13:15 Presidentja e Republikës së Kosovës, Sh.S. Vjosa Osmani Sadriu, bënë homazhe te Varri i Presidentit Ibrahim Rugova

Lokacioni: Varri i Presidentit Ibrahim Rugova, Velani, Prishtinë

13:30 Presidentja e Republikës së Kosovës, Sh.S. Vjosa Osmani Sadriu, vendosë buqetë me lule tek Memoriali për nder të të pagjeturve të Kosovës

Lokacioni: Oborri i Kuvendit të Republikës së Kosovës (Hyrja e parë, Sheshi Ibrahim Rugova)

13:40 Presidentja e Republikës së Kosovës, Sh.S. Vjosa Osmani Sadriu, vendosë buqetë me lule tek Monumenti “Heroinat”

Lokacioni: Sheshi i heroinave, Prishtinë

14:30 Presidentja e Republikës së Kosovës, Sh.S. Vjosa Osmani Sadriu, bënë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”

Lokacioni: Prekaz, Skenderaj

17:00 Presidentja e Republikës së Kosovës, Sh.S. Vjosa Osmani Sadriu, pret në takim Komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Rrahman Rama dhe gjeneralët e FSK-së

Lokacioni: Kabineti i Presidentes së Republikës së Kosovës, C-101

The post Vjosa Osmani sot merr detyrën e presidentes appeared first on Mesazhi.com.

TË ngjajshme

Si do të rrjedhin procedurat për formimin e qeverisë së re të Kosovës

Radio-Ahireti

Kurti priti në takime përfaqësuesit politik, kulturor e shoqëror të komunitetit turk në Kosovë

Radio-Ahireti

Kategorizimi i komunave, 18 në zonë të kuqe

Radio-Ahireti

Kurti takon ambasadorin Sakar, falënderon Turqinë për përkrahjen e vazhdueshme

Radio-Ahireti

CH: Ministrja Keller-Sutter: “Nuk është votë kundër myslimanëve”

Radio-Ahireti

Saga e ‘Sputnik V’, Sllovakia kërkon sqarime nga Rusia, Gjermania gati për bisedime

Radio-Ahireti