vlera-e-dhenies-se-sadakase-personalisht

Vlera e dhënies së sadakasë personalisht

Dhënia e sadakës personalisht për të varfrin e parandalon përfundimin e keq. Për këtë arsye, transmetohet se Harithe (r.a.), i cili ishte verbuar në fund të jetës së tij, e kishte shtrirë një litar deri te dera e dhomës së tij të vogël, kurse pranë derës vendoste një tas me hurma. Kur i vinte ndonjë i varfër dhe i jepte selam, ai merrte hurma dhe pastaj duke u kapur për litar i afrohej të varfrit për t’ia dhënë.

Fëmijët e tij i thoshin: “Edhe ne këtë mund ta bëjmë për ty!” – por ai u përgjigjej: “Dhënia e sadakës personalisht për të varfrin mbron nga përfundimi i keq.”

Sevapet nga sadaka regjistrohen edhe para se sadaka të arrijë në dorën e të varfrit. Ajo vazhdimisht rritet dhe shumëzohet deri në kufirin e caktuar nga Allahu. Ky është kuptimi i fjalëve të Pejgamberit (savs):“Kur njeriu jep sadakë, ajo bie në dorën e Rrahmanit (Allahut), të cilën Ai e rrit derisa të bëhet si mali Uhud.”

Akos.ba

Përkthim: Miftar Ajdini

(Islampress)

TË ngjajshme

Agjërimi dhe marrja e vaksinës COVID-19

Radio-Ahireti

Vlera e buzëqeshjes

Radio-Ahireti

Pejgamberi a.s. ishte njeriu më bujar në Ramazan

Radio-Ahireti

Armiku më i madh i lirisë është skllavi i lumtur

Radio-Ahireti

Unë dëshiroj vetëm të përmirësoj atë që mundem

Radio-Ahireti

Të përgatitemi për Ramazan: Thirrje për t’i agjëruar ditët e bardha të muajit Sha’ban

Radio-Ahireti