von-cramon-ne-raportin-per-kosoven:-liberalizimi-te-ndodh-urgjentisht,-rruga-per-ne-be-eshte-e-gjate

Von Cramon në raportin për Kosovën: Liberalizimi të ndodh urgjentisht, rruga për në BE është e gjatë

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Europian, Viola von Cramon, po e mirëpret angazhimin nga Prishtina zyrtare, megjithatë pohon se ka ende një rrugë të gjatë përpara drejt pranimit të Kosovës në Bashkimin Europian.

Von Cramon shprehet se Parlamenti Evropian ka pranuar raportin e saj dhe se në këtë raport janë dërguar mesazhe të qarta Kosovës dhe Komisionit Evropian.

Ajo shprehet se Parlamenti Evropian e sheh Kosovën si vend me përspektivë të qartë evropiane.

“Parlamenti Evropian ka marrë raportin tim për Kosovën. Ne i dërgojmë një mesazh të qartë Kosovës dhe Komisionit Evropian lidhur me udhëzimet dhe veprimet që ne duam ata t’i shohin. PE e sheh Kosovën si një vend me përspektivë të qartë evropiane.”, thotë Von Cramon.

Tutje, ajo thotë se e mirëpret angazhimin e Kosovës por se ka ende rrugë të gjatë drejt Bashkimit Evropian.”Ne e mirëpresim angazhimin nga # Prishtina, por ka ende një rrugë të gjatë përpara drejt pranimit në BE. Ka shumë për të bërë për të përmirësuar situatën e sundimit të ligjit dhe për të luftuar më shumë kundër korrupsionit. #Kosova duhet të zbatojë detyrimet e saj në ujrat e energjisë për të luftuar # ndotjen”, thekson ajo.Gjithashtu, Cramon thotë se dialogu Kosovë – Serbi është interes i të dy palëve, por në anën tjetër BE-ja duhet t’ia liberalizojë urgjentisht vizat kosovarëve.

“Ne duam të shohim dialogun Beograd – Prishtinë të vazhdojë dhe ky është interes i dy palëve. Pa dialog, Kosova ka shumë për të humbur. Parlamenti Evropian ka tekstin e njëjtë të raportit për Serbinë nga Vlado Bilcik. Bashkimi Evropian duhet të bëjë gjithashtu detyrat e shtëpisë dhe Këshilli duhet t’i japë liberalizimin e vizave Kosovës sa më shpejtë të jetë e mundur.”, thuhet në njoftimin e Cramon.

Ajo në fund ka falënderuar palët për kompromisin në hartimin e këtij raporti dhe gjithashtu ka falënderuar kolegët e saj për punën.

The post Von Cramon në raportin për Kosovën: Liberalizimi të ndodh urgjentisht, rruga për në BE është e gjatë appeared first on Mesazhi.com.

TË ngjajshme

Shefja e imunizimit në IKSHPK thotë se 70% e popullatës pritet të vaksinohen deri në fund të vitit

Radio-Ahireti

Kështu do të ndahen ulëset në Kuvend pas numërimit final të votave

Radio-Ahireti

Shqipëri, 19 të vdekur dhe 986 raste të reja me COVID-19

Radio-Ahireti

Kjo është gjendja e rrugëve pas reshjeve të borës në Kosovë

Radio-Ahireti

Votohet Qeveria e re e Kosovës, Kurti kryeministër

Radio-Ahireti

Shqipëri, masa të reja kundër pandemisë COVID-19

Radio-Ahireti