von-der-leyen-vaksinohet-me-pfizer/biontech

Von der Leyen vaksinohet me Pfizer/BioNTech

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, mori të enjten dozën e parë të vaksinës Pfizer/BioNTech kundër koronavirusit.

Von der Leyen postoi në Twitter fotografi duke u vaksinuar.

“Jam shumë e lumtur që kam marrë sot dozën e parë të vaksinës kundër COVID-19 [sëmundjes që e shkakton koronavirusi]”, shkroi von der Leyen.

“Ritmi i vaksinimit do të përshpejtohet, pasi dërgesat në BE po përshpejtohen”, tha ajo.

Një zëdhënës i saj tha se ka qenë radha e von der Leyenit për t’u vaksinuar, në bazë të rregullave të fushatës së vaksinimit në Belgjikë.

Sipas tij, deri më tash janë vaksinuar shtatë nga 27 komisionarët evropianë.

Bashkimi Evropian është kritikuar për fushatë të ngadalshme vaksinimi, por zyrtarët në Bruksel kanë fajësuar problemet me furnizimin.

BE-ja ka miratuar për përdorim katër vaksina kundër koronavirusit: Pfizer/BioNTech, Moderna, AstraZeneca dhe Johnson & Johnson.

Të gjitha, përveç të fundit, duhet të jepen me nga dy doza për të qenë sa më efektive. /rel

The post Von der Leyen vaksinohet me Pfizer/BioNTech appeared first on Mesazhi.com.

TË ngjajshme

Jeta e përditshme e migrantëve në BeH, larja në ujë të ftohtë me temperatura nën zero

Radio-Ahireti

Orë policore, mbyllet gastronomia – këto janë të gjitha masat e reja që hyjnë në fuqi sot

Radio-Ahireti

Koreja e Veriut akuzon KS-OKB-në për standarde të dyfishta

Radio-Ahireti

Dhuna seksuale në rritje, viktima kryesisht të miturat

Radio-Ahireti

Katër të vdekur dhe 568 raste të reja me Covid-19 në Kosovë

Radio-Ahireti

Erdoğan: Turqia është një nga 3-4 vendet më të mira në botë për mjetet ajrore pa pilot

Radio-Ahireti