“vota-per-vv-hallall”,-shperndahen-afishe-me-mesazhe-nga-kurani,-flasin-nga-bik

“Vota për VV hallall”, shpërndahen afishe me mesazhe nga Kurani, flasin nga BIK

Në fotografinë e afishes së shpërndarë në Facebook nga Nysret Durmishi, e që në bazë të të dhënave të publikuara nga vetë ai është inspektor i punës në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale e përkrahës i Nismës Socialdemokrate, shkruan se qytetarët e kanë të ndaluar të përkrahin të korruptuarit.

“Qytetarë, pra siç po shohim edhe Allahu na urdhëron që mos të përkrahim të korruptuarit, por në vend të tyre të jemi më të drejt. Prandaj që Allahu të jetë razi me ne, jemi të obliguar të votojmë LVV-në, të pastër, të pa korruptuar, që mendon për popullin, janë të drejtë”, shkruan ndër të tjerash në këtë afishe.

Postimi i plotë i Durmishit:

“Ju përkrahës të VV-së, që as vetë nuk e dini, pse keni vendosur ta përkrahni kët sekt, shiqoni ku arrine injoranca e tyre, as ju e as ne nuk e dijmë ku eshte qellimi i këtyre njerezve qe nuk ja duan te miren vendit tone, ka ardhur momenti qe edhe organizatat e dyshimta qe nuk e dijme se me qfare misioni jan ne Kosove, e qe thiren ne emer te fese Islame, shperndajne afishe te tilla, shum te rrezikshme per vendon tone! Nese per kete veprim ka dijeni edhe BIK-u, ateher eshte turp dhe duhet te mbaje pergjegjesi per nje veprim te tille!”, ka shkruar Durmishi në Facebook.

Në një prononcim për Gazetën Online Reporteri.net, Durmishi ka treguar se fotoja është bërë në afërsi të Bashkësisë Islame në Prizren.

Por BIK-u për Reporteri.net ka thënë se këto afishe nuk janë vendosur në xhamitë apo objektet e tjera të kësaj organizate.

“Nuk kemi asnjë njohuri për këtë veprim. Në objektet tona nuk është vendosur e as nuk kemi dijeni kush qëndron prapa këtyre afisheve”, ka deklaruar Ahmet Sadriu, Sekretar i BIK-ut, shkruan Reporteri.net.

Kujtojmë që kanë mbetur edhe 2 ditë deri në përfundim të fushatës për zgjedhjet e 14 shkurtit.

TË ngjajshme

Jetëgjatësia e institucioneve e varur nga (mos)zgjedhja e presidentit

Radio-Ahireti

Arrestohet turku në Pejë, deklaroi rrejshëm se iu vodhën 1000 euro

Radio-Ahireti

29 vjet nga fillimi i vitit akademik në shtëpi

Radio-Ahireti

Valdete Daka emocionohet gjatë emisionit, fillon të qajë

Radio-Ahireti

Musliu: Nuk kam të bëj me vajzën e Kurtit, nëse unë jam raciste, racist është edhe Fishta

Radio-Ahireti

KDI: SHSKUK furnizohet me produkte me çmime dyfish më të larta, humben rreth 60 mijë euro

Radio-Ahireti