zemaj:-vaksina-po-vjen,-ne-qershor-dhe-korrik-i-kthehemi-normalitetit

Zemaj: Vaksina po vjen, në qershor dhe korrik i kthehemi normalitetit

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Aremend Zemaj ka shprehur besimin se pas ardhjes së vaksinës anti-Covid, normaliteti në vend do të kthehet në muajt qershor dhe korrik.

Ai këto deklarata i ka bërë gjatë vizitës në Spitalin e Vushtrrisë. Zemaj ka falënderuar stafin e këtij spitali për ndihmën që kanë dhënë në menaxhimin e pandemisë.

Zemaj ka thënë se presin që gjatë këtij viti të angazhohen 1000 person staf i mesëm në spitalet e Kosovës.

“Ju kemi dhënë zgjidhje shumë problemeve që kanë qenë të trashëguara. Profesinstët tanë politikat e MSH-së, arritën ta vënë në përdorim plazmën për trajtim me Covid-19. Spitali i Vushtrrisë na ka ndihmuar shumë në menaxhimin e pandemisë. Vaksina po vjen, prioritet i vaksinimit do të jetë personeli shëndetësor dhe shpresojmë së në qershor dhe korrik t’i kthemi normalitetit në vend. 1000 persona staf të mesëm do t’i angazhojmë gjatë këtij viti”, tha ai, transmeton Ekonomia Online.

The post Zemaj: Vaksina po vjen, në qershor dhe korrik i kthehemi normalitetit appeared first on Mesazhi.com.

TË ngjajshme

Të shtëna me armë afër pallatit presidencial në Niger

Radio-Ahireti

Irani thotë se mbështet armëpushimin në Jemen

Radio-Ahireti

Qytetarët nga Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi dhe Lugina nuk kanë nevojë për teste RT-PCR për të hyrë në Kosovë

Radio-Ahireti

1/3 e akullit në Antarktik rrezikon të shembet si pasojë e ngrohjes globale

Radio-Ahireti

Nigeri, 22 mijë fëmijë infektohen me HIV çdo vit

Radio-Ahireti

Sa raste dhe viktima nga Covid-19 u shënuan brenda 24 orëve të fundit në Kosovë

Radio-Ahireti