Kandidati për deputet në listën e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Jetlir Zyberaj ka bërë thirrje për të votuar listën me numër 132 në zgjedhjet e 14 shkurtit në Kosovë, transmeton lajmi.net.
Ai po ashtu ka theksuar se Behgjet Pacolli është njeriu i duhur për shtetndërtimin e Kosovës.
Jetlir Zyberaj mbanë numrin 44 në listën e LDK-së.
Postimi i plotë:
Gjithë këtë periudhë të fushatës zgjedhore kam dashur të vë në pah dy gjëra;
1.President Pacolli5 është njeriu i duhur për SHTETndërtimin e Kosovës.
2.Lista me numër 132 është makineria lëvizëse që e ofron platformën për zhvillim e ndërtim.
Ky është njeriu dhe kjo është partia që duhet të zgjedhni me 14 shkurt. /Lajmi.net/