zyrtari-i-ldk-se-i-reagon-nenkryetarit-te-partise:-loje-e-ndyre

Zyrtari i LDK-së i reagon nënkryetarit të partisë: Lojë e ndyrë

Rugova përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka shkruar se të thuash që në LDK nuk ka klane është njësoj si të thuash që rezultati i 14 shkurtit është rrenë dhe propagandë.

Madje, ai shtoi se ata që e mbrojnë këtë logjikë të mbrapshtë janë ata që vërtet nuk ia duan të mirën LDK-së dhe se zëri i tyre nuk do të ndalet derisa partinë e Ibrahim Rugovës ta çlirojnë.

“Të thuash që në LDK nuk ka klane është njësoj si të thuash që rezultati i 14 shkurtit është rrenë dhe propagandë. Privatizimi i dhunshëm i LDK-së, loja e ndyrë që një lëvizje kombëtare të kthehet në shërbim të disa njerëzve, është faktori kryesor që na ka sjellë në këtë pikë. Dhe ata që e mbrojnë këtë logjikë të mbrapshtë janë ata që vërtet nuk ia duan të mirën LDK-së. Këta edhe mund të fitojnë në përpjekjen për ndryshime kozmetike, sepse e keqja që e kanë instaluar i ka rrënjët thellë, por kjo nuk do të na mposhtë. Zëri ynë për ndryshime të vërteta nuk do të ndalet derisa partinë e Ibrahim Rugovës ta çlirojmë nga ky kancer”, ka shkruar Rugova në Facebook.

TË ngjajshme

“Jerusalemi real i Kosovës dhe shqiptarëve është Mitrovica”

Radio-Ahireti

Situata me COVID-19, vetëm dy shtretër të lirë nga gjithsej 120 sa janë në Klinikën Infektive

Radio-Ahireti

“Nëse LDK-ja e ka zgjedhur Thaçin president, pse të mos ia bëjë kuorumin Vjosa Osmanit”

Radio-Ahireti

Haziri, Adriana Matoshit: Je njohur si mikroborgjeze, suksese në Lëvizjen e Kuqe

Radio-Ahireti

Franca shpëton 84 migrantë

Radio-Ahireti

Punëtorët e Postes ende nuk e kanë marr pagën e fundit të 2020-tës, sindikata kërkon nga menaxhmneti të ekzekutojë sot mjetet

Radio-Ahireti